Të fundit

Sinani viziton Qendrën Tregtare “Interspeed” pranë kufirit në Tabanoc

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar sot një vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”, e cila ndodhet pranë pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Tabanoc.

Në këtë vizitë, Sinani ishte e shoqëruar nga stafi i kabinetit, si dhe biznesmenë lokalë dhe nga diaspora, me të cilët ndau idetë për zhvillimin ekonomik të zonës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se zhvillimi i Preshevës ndërtohet mbi bashkëpunimin, vizionin dhe iniciativën private:

“Zhvillimi merr formë përmes bashkëpunimit dhe vizionit. Bashkë me stafin e kabinetit, biznesmenë lokalë dhe nga diaspora, vizituam Qendrën tregtare ‘Interspeed’, një projekt që po i jep frymë të re ekonomisë lokale pranë pikës kufitare Tabanoc,” – shkroi Sinani.