Sinani: Situata e rënduar me Pandeminë vazhdon të mbetet brengë për secilin nga ne!
Kryetarja e PVD’s dega në Preshevë Ardita Sinani sërish ka bërë thirrje për pushtetin lokal që të ndërrmasin masa konkrete për situatë e krijuar nga virusi Kovid-19 që ka shkaktuat në komunën e Preshevës.
Ajo përmes një shkrimi në profilin e saj në FB, ka bërë thirrje për formimin e një grupi punes nga ekspertë të kësajsh fushe që të mund të parandalohet përhapja e virusit Kovid-19. Po ashtu Sinani është shprehur se Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme duhet patjetër të dalë me informata dhe rekomandime për situatën e krijuar së fundmi në komunën e Preshevës.
Postimi i plotë :
Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës,
Situata e rënduar me Pandeminë vazhdon të mbetet brengë për secilin nga ne!
Paraqitja e rasteve të reja të cilët jozyrtarisht po i dëgjon secili nga ne ka vështirësuar gjendjen e cila edhe ashtu ishte e vështirë!
Edhe pas thirrjeve tona të përsëritura për unitet dhe bashkëpunim në formimin e grupit punues nga ekspertët, vazhdon të mbetet e pa besueshme neglizhenca, jo serioziteti dhe mos përfillja e situatës nga pushtetit lokal!
Është edhe më i habitshëm fakti i heshtjes së këtij pushteti i cili nuk është në gjendje të organizojë as mbledhje të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme dhe të dalë me informata dhe rekomandime!
Të dashur qytetarë, Presheva ka ekspert dhe mjekë të respektuar, por nuk ka një pushtet lokal serioz që të ju japë mundësinë dhe ti organizojë ata për t’i dalë në ndihmë popullatës!
Andaj, në mungesë të seriozitetit nga pushteti lokal, situata e kërkon që secili nga ju, secili nga ne, të mbetemi të kujdesshëm për të mbrojtur veten dhe familjet tona!
Në këtë situatë, bartja e maskës, dezinfektimi i shpeshtë dhe ruajtja e distancës sociale nuk është shenjë dobësie, por forcë dhe respekt për veten, shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve!
Të nderuar vllezër dhe motra, në konsultim me ekspertët dhe mjekët e PVD-së, në mungesë të një Spitali, në mungesë të informimit për gjendjen reale nga pusheti lokal unë Ju bëj thirrje që t’i shmangni tubimet me shumë persona, t’i shmangni daljet e pa nevojshme, t’i shmangni përshëndetjet me duar, ta ruani distancën, në mënyrë që me disiplinë, me vetëdijen tonë të lartë dhe me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë situatë!
Me respekt,
Ardita SINANI