Kryesore

Sinani reagon për mospërkrahjen e asnjë projekti të mediave lokale të Preshevës nga Ministria Kulturës dhe Informimit të R. Serbisë

Kryetarja e PVD’s dega në Preshevë, përmes një shkrimi ka reaguar në lidhje me diskriminimin total që iu është bërë mediave lokale të komunës së Preshevës nga ana e Qeverisë serbe.

Ajo konsideron se Qytetarët e komunës së Preshevës duan dhe kanë të drejt të informohen në gjuhën e tyre amëtare.

“Është e pakuptueshme qetësia dhe mos reagimi i institucioneve lokale përballë këtij diskriminimi, duke i bërë ata në sytë e opinionit publik si bashkëautor të heshtur të këtij diskriminimi shtetror”- ka deklaruar Sinani.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje :

Është shqetësues lajmi për mospërkrahjen e asnjë projekti të mediave lokale të Preshevës nga Ministria Kulturës dhe Informimit të R. Serbisë, si dëshmi e diskriminimit të vazhdueshëm shtetëror ndaj kësaj komune.

Në kohën kur pushteti lokal për katër vite rresht, jashtëligjshëm gati të gjitha mjetet e parapara për informim i dhuron për portalin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit, duke diskriminuar hapur mediat tjera lokale!
Sikur të mos mjaftonte kjo, për fatin tonë të keq dhe ministria e informimit po ndihmon në shuarjen e çdo mundësie për të patur një informim të saktë, të drejt e të pavarur!

Është e pakuptueshme qetësia dhe mos reagimi i institucioneve lokale përballë këtij diskriminimi, duke i bërë ata në sytë e opinionit publik si bashkëautor të heshtur të këtij diskriminimi shtetror!

Qytetarët e komunës së Preshevës duan dhe kanë të drejt të informohen në gjuhën e tyre amëtare!

Unë i bëj thirrje pushtetit lokal, si instutucion përfaqsues i qytetarëve të komunës së Preshevës, të ngris zërin duke kërkuar dhe reaguar pranë pushtetit qendror, në të kundërtën kjo qetësi dhe mos reagim i tyre do ti bëj ata, me apo pa vetëdije bashkëautor në këtë diskriminim!

Me respekt!
Ardita SINANI