Të fundit

Sinani reagon për emërimin e kryetarit dhe drejtorit të ri në Trupin Koordninues

Ardita Sinani ka reaguar për emërimin e kryetarit të ri të Trupit Koordinues dhe drejtorit të emëruar nga kryetari i ri.

Sipas sinanit këto emërime te reja nga qeveria e Serbisë janë dëshmi se shteti serb është larg demokracisë

Reagimi i pootë i Sinanit:

Emërimi nga ana e Qeverisë së Serbisë i ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është edhe një dëshmi e rradhës se ky shtet vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike.

E degradim i skajshëm është pastaj është emërimi nga ana e kryetarit të sapozgjedhur të Trupit Koordinues të Nenad Mitroviqit në detyrën e drejtorit të këtij institucioni, përfaqësuesit të degës së SNS për Bujanoc.

Pra, me pak fjalë, një qeveri me kryeministër e president nga rradhët e SNS zgjedh për kryetar një anëtarë të SNS dhe për drejtor një përfaqësues lokal të SNS.

Edhe pse ky organ në bazë të Marrëveshjes merr obligim nga Qeveria e Serbisë të afirmoj të drejtat e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, qeveria serbe e trajton si organ partiak.

Duke shkelur kështu Marrëveshjen mbi parimet e riorganizimit dhe rekonstruimit të Trupit Koordinues të vitit 2009, të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe nga OSBE.

Me Marrëveshjen për riorganizimin e Trupit Koordinues parashihej para së gjithash inkuadrimi i kuadrove të pakicës shqiptare nga tri komunat e Luginës së Preshevës nga sferat e rëndësisë jetike në punën e këtij organi qeveritar.

Prandaj emërimet e kryetarit dhe të drejtorit të shërbimit të Trupit Koordinues, mund lirisht të quhen instalim në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e vitit 2009 dhe në kundërshtim flagrant me përqindjen reale, qoft edhe nga Regjistrimi i fundit i popullësisë.

Është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore.

Janë të pashërueshme qëndrimet radikaliste që zanafillën e kanë në vitet e ’90.

Vite ku si kriter për të qenë sa më lartë në hierarkinë shtetërore të ish-Jugosllavisë ishin: urrejtja sa më e madhe e kombeve dhe kombësive tjera, ngritja në piadestalin e popullit hyjnorë të kombit serb, gatishmëria për të qenë në shërbim të një politike që për arritjen e synimeve politike nuk kursente popujt tjerë as nga krimet çnjerëzore.