Të fundit

Cakaj dhe Haradinaj-Stublla me deklaratë të përbashkët: Të ndalet fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginë

Ministrat shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës nëpërjmet një deklarate të përbashkët kanë shprehur shqetësimin e thellë në lidhje fshirjen e qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.

Z.Cakaj dhe znj. Haradinaj Stublla po ashtu u kanë bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare përkatëse, rrespektivisht Komitetit Këshillues të Konventës për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare për parandalimin e këtij procesi me pasoja të rënda për shqiparët e këtyre trojeve.

Deklarata e përbashkët e plotë :

Së bashku me Ministren e Jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ashtu sikurse shprehim shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ju bëjmë gjithashtu thirrje edhe institucioneve përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Komitetit Këshillues të Konventës për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale, ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi.