Të fundit

Sinani: Raporti Helsinkut rikonfirmon diskriminimin e shqiptarëve të Luginës në Serbi

E rëndësishme që në raport rikonfirmohet se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë “subjekt i diskriminimit dhe papunësisë disproporcionale”, si dhe që pasivizimi i vendbanimeve të shumë shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka “rezultuar në humbjen e dokumenteve personale dhe qasjen e tyre në shërbimet shëndetësore, arsimore dhe sociale”.

Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti serb zbaton procesin e të ashtuquajturit “pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë.
Nën sulmin e “pasivizimit” janë edhe qytetarët që jetojnë përgjithmonë në adresat e tyre.

Raporti ngrit po ashtu çështjet e kufizimeve në lirinë e shprehjes dhe mediave, presionin politik mbi gjyqësorin, akte të shumta të korrupsionit të rëndë në qeveri.

Republika e Serbisë vazhdon të karakterizohet si një regjim hibrid dhe një vend në të cilin vazhdon të përkeqësohen gjendja e lirive themelore dhe institucioneve demokratike.

Më poshtë keni nyjen e raportit të komitetit të Helsinkit, “Serbia, shoqëria e kapur”- ka shkruar këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani

https://bit.ly/Serbiashoqeriaekapur