Të fundit

Horgosh: 1.6 kg heroinë në pjesën e pasme të veturës nga Presheva për Vienë

Më 15 shkurt 2024, doganierët në bashkëpunim me policinë kanë parandaluar tentativën për kontrabandë droge të fshehur në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit në pikën kufitare Horgosh.

Përpjekja për kontrabandë u zbulua një orë pas mesnate, kur në radhë për kontrollin e daljes mbërriti një mjet tip Peugeot 308 në të cilin një burrë dhe një grua udhëtonin nga Presheva për në Vjenë.

Kur u pyetën nëse kishin ndonjë gjë për të denoncuar, gruaja që drejtonte mjetin, si dhe pasagjeri i saj, deklaruan se mbanin vetëm bagazhe personale.

Por, gjatë kontrollit të detajuar, u zbulua se në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit ishin fshehur 5 pako të veshura me shirit gri, të mbushura me lëndë pluhuri që dyshohet se është heroinë. Nga matjet e pakove të zbuluara është konstatuar se bëhet fjalë për një sasi totale prej 1569 gram drogë, më pas lënda narkotike e kontrabanduar së bashku me pasagjerët dhe mjetin i janë dorëzuar policisë për juridiksion të mëtejshëm.