Të fundit

Votohet shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Bujanoc, situata me Covid-19 përmirësohet

Shtabi për situata të jashtëzakonshme me propozim të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në seancën e sotme ka votuar për shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme që është aplikuar nga 17 korriku i këtij viti.

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Dalliborka Pavlloviç gjatë paraqitjes së raportit mbi gjendjen epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit deklaroi se situata me Covid-19 po ecën drejt normalizimit.
Sipas sajë, në territorin e komunës së Bujanocit deri më 20 shtator 2020 janë regjistruar edhe 7 raste të reja dhe aktualisht nuk priten rezultate të reja.

Ajo theksoi se nga periudha prej 1-20 shtator janë kryer gjithsej 509 kontrollime mjekësore nga këto për të rritur 496 kontrollime, për fëmijë 1, pacientë të testuar me testin PCR – 58 nga ky numër 7 kanë rezultuar pozitiv ndërsa të testuar me metodën e shpejtë gjithsej 121 nga ky numër 10 pozitiv ndaj IgM+.

Pas raportit të drejtoreshës Pavlloviç mbi përmirësimin e gjendjes me koronavirus Covid-19 anëtarët e e shtabit për situata të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit votuan që të shfuqizohet situata e jashtëzakonshme.

Gjithshtu vlen të theksohet se masat tjera të cilat i ka aprovuat shtabi qeveritar i krizave kundër COVID-19 mbesin edhe më tej në fuqi, sikurse mbajtja e maskave dhe distancë fizike./Titulli.com/