Të fundit

Sinani për situatën në veri: Vuçiqi nxit serbët kundër Kosovës dhe shtyp shqiptarët në Luginë

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani reagon pas situatave të fundit në veri të Kosovës, raporton Ministria e Lajmeve

Sinani deklaroi se regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq po keqpërdor serbët të cilët jetojnë në Kosovë.

Reagimi i plotë i Sinanit :

Regjimi autoritar i Vuçiqit keqpërdor serbët e Kosovës dhe të rajonit, në funksion të shtrirjes së pushtetit të tij autoritar brenda dhe hegjemonist jashtë.

Vuçiqi do shtypje të minoriteteve në shtëpi dhe instrumentalizim të bashkëkombasve të tij në fqinjësi në funksion të pushtetit të tij absolut.

Aleksandër Vuçiqi nxit serbët e veriut t’i lëshojnë institucionet e Kosovës, në anën tjetër refuzon integrimin e shqiptarëve të Luginës në institucione shtetërore.

E do Kosovën si Serbi dhe Serbinë pa shqiptarë.

Serbia nuk do simetri, pra nuk do barazi. Do hegjemoni.

BE-së nuk i duhet një kali të trojës rus brenda saj.