Të fundit

Sinani: Lajmet për raste e reja të infektuarve vazhdojnë të mbeten shqetësim për secilin nga ne

Kryetarja e PVD’s dega në Preshevë Ardita Sinani nëpërmjet një shkrimi në profilin e saj zyrtarë ka reaguar në lidhje me situatën e fundit të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19 në territorin e komunës së Preshevës.

“Shpresonim se me kalimin e kohës gjendja me Pandeminë do të përmirësohet, por sa duket po ndodhë pikërisht e kundërta!”- ka shkruar znj.Sinani.

Ajo tutje ka deklaruar se numri i rritur i të infektuarve këto ditët e fundit është një shqetësim i madh.

Sinani konsideron se masat e ndërrmara nga pushteti lokal nuk janë të plota, të pakoordinuara dhe të pa mjaftueshme.

Kryetarja e PVD’s ka kërkuar edhe një herë nga pushteti lokal që të formojë një grup punues të përbashkët nga ekspertët i cili do të përgatisë një pako tjetër të ndihmës për bizneset sidomos ata të gastronomisë, e në veçanti për familjet e izoluara dhe të prekura nga virusi Kovid-19.

Postimi i znj.Sinani :

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3531629943523520&id=100000296478909&sfnsn=mo