Sinani e Mustafa urojnë 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Udhëheqësit e pushtetit lokal në Preshevë, kryetarja Ardita Sinani dhe zv.kryetari Ragmi Mustafa, uruan 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë ditë, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ideal.
Kujtojmë bijtë e Preshevës, të cilët, pa hezitim, u rreshtuan në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dëshmuar se kufijtë nuk mund të ndajnë atë që historia dhe gjaku e kanë bashkuar. Lufta jonë nuk ishte vetëm për çlirim, por edhe për bashkim shpirtëror e kombëtar, për një të ardhme të përbashkët të shqiptarëve kudo që janë”- ka shkruar kryetarja Sinani.
“Sot kujtojmë komandantin Adem Jashari, presidentin Thaçi gjithë komandantët, ushtarët, luftëtarët dhe heronjtë e Lirisë së Kosovës, që sot e kësaj dite gjykohen padrejtësisht se punuan fort për të mbrojtur pragun e shpisë dhe për t’i falë popullit të vet lirinë
Falë tyre, sot Kosova me mburrje feston 17 vjet shtet i lirë”- kështu ka deklaruar zëvendës kryetari Mustafa.