Sinani e ftuar në hapjen e konsulatës së Turqisë në Nish
Kryetarja e komunës është ftuar nga Ambasada e Turqisë që së bashku me zyrtarë të Turqisë të prejnë shiritin e Konsullatës së shtetit mik të shqiptarëve.
Postimi i plotë i Sinanit :
“Urat e bashkëpunimit po vazhdojnë të ndërtohen
Presheva po respektohet për çdo ditë e më shumë në skenën ndërkombëtare.
Sot pata nderin të jem e ftuar në hapjen zyrtare të Konsullatës së Shtetit mik të Turqisë në Nish, një moment me simbolikë të veçantë për marrëdhëniet tona.
🤝 Besojmë në forcimin dhe produktivitetin e lidhjeve tona me Republikën e Turqisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe të gjithë rajonit.
Bashkë për respekt, zhvillim dhe miqësi të qëndrueshme” ka deklaruar Ardita Sinani