Të fundit

Sinani dhe Arifi, bisedojnë për bashkëpunim ndërkomunal

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani sot është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ku kanë biseduar për shum tema me rëndësi për qytetarët e dy komunave.

Theks i veçant iu është dhënë trensferstacionit në komunën e Bujanocit ku Sinani shprehu interesimin për bashkëpunim me komunën e Bujanocit, që ky projekt kapital të funksionalizohet sa më parë, me qëllim që bashkarisht të konkurrojnë për fonde.

Sinani dhe Arifi kanë biseduar edhe për projekte tjera me të cilët bashkarisht mund të konkurrojë në fondet ndërkombëtare dhe vendore.

Vlen të theksohet se projekti i transferstacionit ka stagnuar që nga viti 2017 dhe që nga atëherë nuk është punuar në të./Lajmi-AL/