Lajme

Sierra Leone tërhoqi njohjen e Kosovës, thotë Daçiqi

Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ka deklaruar të marten ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që ndodhet në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Sierra Leone, shtet në Afrikën Perëndimore, është shteti i tetëmbëdhjetë që e tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Me një kënaqësi të veçantë mund t’ua tregoj notën e ministrisë së Jashtme, në të cilën theksohet se Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se do t’i respektojë rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE-së dhe OKB-së, ka thënë Daçiqi, raporton Tanjug, transmeton Koha.net.

Sipas shefit të diplomacisë së Serbisë, “prej 193 shteteve anëtare të OKB-së, 92 shtete e njohin pavarësinë e Kosovës, 96 nuk e njohin atë, përderisa pesë shtete ndodhen në një gjendje fluide, përkatësisht e njohin Kosovën, por nuk votojnë më për të”.

“Kjo do të thotë se Kosova nuk e ka më shumicën në OKB”, ka thënë Daçiqi.