Siç pritej, Daçiq u tregon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për 1 mijë testet që i dhanë Kosovës
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke treguar se kanë ndihmuar Kosovën për t’u përballë me situatën e pandemisë.
“Serbët në Kosovë e Metohi nuk janë të vetëm dhe ne kujdesemi për ta në këto kushte të vështira. Kemi marrë veprime konkrete për të ndihmuar serbët e Kosovës me ushqim, barna dhe pajisje tjera mbrojtëse”.
“Kemi shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me shqiptarët dhe institucionet në Prishtinë. Kemi ndihmuar duke dhënë 1 mijë teste për të konfirmuar rastet e reja pozitive me koronavirus”, ka thënë Daçiq.
Në seancë e sotme ku po prezantohet raporti tremujor për Kosovën ai ka folur edhe për vazhdimin e dialogut dhe se Serbia sipas tij është që zgjidhja të gjendet përmes kompromisit.