Siani kujton 13 shkurtin ditën ndërkombëtare të Radios
Kryetarja e PVD’s dega në Preshevë Ardita Sinani sot kujton 13 shkurtin që njihet si dita ndërkombëtare e radios, transmeton Ministrialajmeve.com.
Sinani përmes një postimi në ‘Facebook’, këtë ditë ndërkombëtare të radios e ka kujtuar Radion e parë në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës – ‘Radio Presheva’, e që sipas znj.Sinani punëtorët e saj së bashku me ata të Televizionit mbi dy vite janë pa rroga.
Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje :
13 shkurti – dita ndërkombëtare e radios
Radio e parë në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës – Radio Presheva e mbyllur, punëtorët e saj së bashku me ata të Televizionit mbi dy vite pa rroga.
E tërë fushata kundër Radio Televizionit Presheva vetëm për shkak të një pushteti të mbrapshtë dhe shkatërrues.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3092429537443565&id=100000296478909&sfnsn=mo