Si mund ti merrni 100 eurot e premtuara nga shteti?
Çdo qytetari të moshës madhore shteti do të fillojë ti paguajë nga 100 euro secilit duke filluar nga 15 maji i këtij viti, ndërsa pensionistët pagesën do të duhet ta marrin pak më herët. Gjithashtu rreth 11.800 dinarë bashkarisht me pensionistët do ti marrin edhe rreth 260.000 qytetarë të cilët marrin ndihmë sociale.
Qytetarët e tjerë në paraqitje do të paraqesin numrin e llogarisë bankare në të cilin duan ti paguhen paratë, ndërsa ata që nuk kanë llogari shteti do ti hapë automatikisht një të tillë.
Dhe, e gjithë kjo do të jetë e mundur të specifikohen në detaje në aplikacione.
Sipas informacionit të “Blic Bisnes”, qytetarët e moshës madhore (pa pensionerët) që duan ti marrin paratë do të duhet të aplikojnë.
Opsioni i parë për të aplikuar do të jetë online përmes portalit të administrimit të Thesarit, dhe opsioni i dytë është përmes telefonit në numrat që do të publikohen në kohën e duhur.
Informacioni e domosdoshme që do të kërkohet në aplikim janë: emri, mbiemri, JMBG dhe numri i llogarisë bankare.
Ata që nuk kanë llogari bankare do të kenë mundësinë ta deklarojnë atë në aplikacion dhe shteti automatikisht do të hapë një llogari për ta dhe do t’i informojë ata rreth sajë.
Dje, Ministri i Financave Sinisha Malli përsëriti se të gjithë qytetarët e moshës madhore të cilët duan që shteti t’i paguajë 100 euro do të mund të deklarohen sepse, siç tha ai, në ditët e kaluara, kishte dëgjuar që shumë qytetarë nuk e dëshirojnë këtë ndihmë.
Siç njoftoi ai, Qeveria do të miratojë sot rebalansin e buxhetit që do të përfshijë të gjitha masat ekonomike./presheva.com/