Maqedoni

Shumica e viktimave në aksidentin e ndodhur në Maqedoni janë shqiptarë

Shumica e viktimave që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë janë nga Gostviari.

Sipas burimeve viktimat janë shumica nga Gostivari, vend ky që njihet për banimin e shumë shqiptare.

Se pasagjerë të këtij autobusi ishin shumica nga Gostivari e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj komune, Arban Taravari.

Ai është shprehur i trishtuar nga kjo tragjedi duke theksuar se ka vizituar vetë disa prej të hospitalizuarve, ku shtoi se gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor.