Shumë shpejt pritet të përfundojë Parku rekreativ në hyrje të qytetit të Preshevës
Parku rekreativ në hyrje të qytetit të Preshevës i cili do të jetë një hapsirë më shumë për qytetarët tanë.
Parku rekreativ që po ndërtohet në këtë pjesë te qytetit do të mundësojë për banorët hapësira të gjelbra ku mund të kalojnë kohën e lirë.
Gjithashtu, ideja kryesore për organizimin e këtij parku është rregullimi i një shtegu primar për fëmijët dhe të rinjte ku do të jetë i pajisur edhe me lodra.
Projekti po realizohet në kuadër të planit investiv kapital të buxhetit të vitit 2019 të Komunës së Preshevës.