Lajme

Shumë kosovarë, drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Si çdo fundjavë, edhe mëngjesin e sotëm ka nisur një fluks i madh qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Janë familjarë, grupe miqsh drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.

Nga ana tjetër, për disa prej qytetarëve është edhe periudhë pushimesh në det.

Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.

Vetëm sot përllogariten të kenë hyrë më shumë se 6300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.