Bota

Shtetet që mund të preken në rast të sulmeve bërthamore nga Rusia

Sipas nënkryetarit të inteligjencës së Ukrainës, Vadym Skibitskyi, të cilin e citon BBC, nëse Rusia përdor armët bërthamore, pasojat do të ndiheshin në disa vende, duke përfshirë edhe ato në afërsi të Ballkanit.

“Ky është një kërcënim për vendet e tjera. Shpërthimi i armëve bërthamore do të ketë ndikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në rajonin e Detit të Zi”, tha ai.

Madje sipas tij, pasojat e përdorimit të armëve bërthamore mund të ndikojnë edhe në Poloni, Turqi dhe në Bullgari”, bën të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës së Ukrainës.