Shtëpia shëndetit në Preshevë, tregon raportin mujor rreth situatës me Covid-19
Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka publikuar raportin mujor rreth situatës epidemiologjike për Shtabin Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, përcjell Ministria e Lajmeve.
Raporti mujor i Shtëpisë së Shëndetit :
20.07.2020 – 17.08.2020
COVID-19 AMBULANTA
Covid Ambulanta punon në dy ndërrime, me orar prej 07:30 deri 19:30 ndërsa ndërrimin e tretë pacientat i trajton ndihma e shpejtë.
Në Covid ambulancën punon një mjek dhe dy motra për secilin ndërrim.
Pacientët e paraqitur me simptome febrile gjatë kësaj kohe që janë paraqitur janë gjithsejt 535 pacientë, ku prej tyre si kontrollë e pare janë 401 pacientë, apo 134 pacient janë duke u sheruar në ambulancën tonë dhe kanë ardhë për kontrollë.
312 pacientë janë testuar me testin e shpejtë ELISA, 87 pacientëve iu kanë bë Rentgen të mushkërive si dhe ti gjithëve analizat e gjakut.
135 pacientë prej numrit të përgjithshëm janë testuar me RT-PCR test.
Gjatë kësaj kohe, në gjendje më të rëndë klinike, janë transportuar për në shërbimet sekondare dhe terciare gjithsejt 33 pacientë, edhe atë, për në spitalin e Vranjës 9 pacient, për në spitalin special në Surdulicë 8 pacientë, në spitalin e Leskocit 1 pacient, ndërsa ata me gjendje më të rëndë në qendrën klinike të Nishit 15 pacientë.
Pacientë të kontrolluar: 535 pacientë
Kontrolla e parë: 401 pacientë
PCR teste: 135 të testuar
PCR Pozitiv: 32 pacient
Përqindja nga raporti i pacientave pozitiv PCR me numrin e pacientave të përgjithshëm: 6%
Mosha mesatare e pacientave pozitiv me PCR: 51 vjeçare
Testuar me teste të shpejta: 312 pacientë
Testet e shpejta ELISA 86 pozitiv IGM+
RTG të mushkërive: 87