Të fundit

Shtëpia Shëndetit në Preshevë publikon raportin mujor rreth Covid19

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë ka publikuar të dhënat e raportit mujor rreth situatës epidemiologjike, transmeton Ministria e Lajmeve.

Më poshtë mund i keni të dhënat e muajit prill rreth situatës të shkaktuar nga Covid19;

Në Covid – Ambulancën në muajin prill janë paraqitur 1539 qytetarë, për kontroll të parë 1048 persona, ndërsa për kontroll të dytë 491 persona. 21 persona kanë rezultuar pozitiv nga 90 të testuar, kurse 199 kanë rezultuar pozitiv me Antigen test, nga 772 të testuar. Hospitalizime 15 raste, 7 në Vranjë, 5 në spitalin e Surdulicës dhe 3 në spitalin e Krushevcit.