Shtëpia e shëndetit në Preshevë me ambulancë të posaçme për rastet e dyshuara me Covid-19
Shtëpia e shëndetit në Preshevë hapë ambulancë të posaçme për rastet e dyshuara për infektim nga Corona virusi.
Të nderuar qytetarë dhe pacientë të komunës së Preshevës!
Për ta parandaluar kontaktin e pacientëve potencialisht të sëmurë nga Virusi CoVID-19 me pacientë me sëmundje kronike dhe të tjerë, Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka hapur ambulancën e posaçme e cila fillon me punë me datë 24.03.2020 ditë e martë me orar 07:00 – 18:00.
Pacientët që kanë simptoma si: kollitje, pengesë në frymëmarje dhe temperaturë të rritur, duhet të paraqiten në ambulancën e veçantë dhe të adaptuar.
Kjo ambulancë është e vendosur në repartin e Pediatrisë, dispanzeri shkollor në katin e parë në pjesë e përparme të ndërtesës kryesore.
Nëse keni dyshime apo simptoma të lartëcekura, janë në dispozicion edhe numrat e telefonit për çdo konsultim paraprak me mjekun dhe pediatrin.
Të gjithë pacientat me simptoma të tilla, mos të shkojnë tek mjeku i zgjedhur, apo edhe te ndihma e shpejtë gjatë orarit 07:00 – 18:00, por të paraqiten vetëm në këtë ambulancë.
Të gjithë pacientat që janë për terapi kronike, ju lutemi merreni numrin e telefonit të mjekut të zgjedhur dhe brenda orarit të punës kontaktojeni mjekun.
Për çdo ndryshim, ju njoftojmë me kohë.
AMBULANCA:
telefoni fiks: 017 669 194
Telefonat mobil:
060 333 4761
060 333 4816
060 333 5762
Pa panikë
Rri në shtëpi!