Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Europian
Një shtetas me origjine shqiptare i ka vënë flakën vetes në Strasburg të Francës.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve “rainews”, ky shtetas ka lyer veten me benzene para ambjenteve të Parlamentit Europian.
Forcat e sigurisë kanë ndërhyre menjehere në përpjekje për të shpëtuar këtë person që po digjej.
Shqiptari gjithsesi ka marrë plage të rënda në fytyre dhe duar, raporton Vizion Plus.
Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi ekstrem apo edhe emri I këtij shtetasi.