Shqiptari 15vjeçar krijon robotin me printer 3D, i gjashti shkenctarë në botë që arrin t’a bëjë këtë
Dhimiter Haxhi, një adoleshent 15 vjeç, fëmijë emigrantësh shqiptarë në Greqi, ka krijuar një robot nga një printer tredimensional dhe ka fituar një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi.
Djali në Greqi mban emrin Dimitris Hatzis dhe studion në Kavala, ku dhe jeton me prindërit.
“Urime Dimitris Hatzis, këtij 15 vjecari që studion në Kavalë për krijimin e një roboti humanoid nga një printer 3D! Me këtë krijim Dimitris i përket tani një grupi të vogël që ekzistojnë në botë. Krijimi i tij është pjesë e projektit “InMoov”, një platformë burimi e hapur që është përqëndruar rreth përmasave të robotit humanoid nga një printer 3D.
Hatzis, mundi të rikonstruktojë robotin pas një pune të përditshme 1-vjecare dhe tani i përket 1 ndër 6 njerëzve në botë që kanë mundur të përfundojnë këtë mision. Pesë të tjerët, janë përfshirë dhe dizenajtorin origjinal të robotit, francezi Gael Langevin, 2 rusë, një italian dhe një gjerman. Hatzis është më i riu në grup, dhe më i riu në moshë”, shkruan ambasada amerikane në Athinë.