Shqiptarët humbin primatin e fituesit të zgjedhjeve në Bujanoc, koalicioni sfidë?
Në bazë të rezultateve preliminare Partia Demokratike (PD) është lista fitues shqiptare e zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit me afro 4805 vota, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (Aleksandër Vuçiq) ka fituar rreth 4980 vota.
Të gjitha këto rezultate janë jozyrtare ndërsa në bazë të kësaj shqiptarët në këto zgjedhje e kanë humbur primatin e fituesit të listës së parë shqiptare, rol që kishin nga zgjedhjet e vitit 2002.
Sipas këtyre rezultateve jozyrtare partia fituese e zgjedhjeve është lista “Aleksandër Vuçiq- Për fëmijë tanë “ që pritet të ketë 11 këshilltarë ndërsa Partia Demokratike me 10 këshilltarë në kuvendin komunal që përbëjnë shumicën.
Krijimi i koalicionit të partive shqiptare pritet të jetë jë sfidë për listat shqiptare që kanë fituar mandate në kuvendin komunal në Bujanoc.