Shqiptarët e Ukrainës i ngrenë këngë Edi Ramës
Vajtja në Ukrainë e kryeministrit Rama, nuk ka kaluar pa jehonë në mediat botërore.
Sidomos ecja e tij në mes të dëborës, takimi me separatistët e Donbasit, ka mahnitur Evropën mbarë, e cila deri tani ishte mësuar që këtë punë e bënte ndonjë ambasador në pension.
Thuhet se takoi edhe Putinin, por si modest që është nuk e ka përmendur.
Shqiptarët e Ukrainës, një minoritet i vogël që jeton aty, janë frymëzuar dhe i kanë ngritur këngë.
Ja çfarë thotë ajo:
Ti për topa e borë s’pyete/
S’pyete për topat hata/
Vajte brenda në Donbas/
Dhe ktheve për marshallah/
O kryetar i qeverisë/
O lezeti i këtij vendi/
Merre dhe Lulin me vete/
T’i japesh vlerë muhabetit/
Shkoni takoni Putinin/
Thoini si është puna/
Ta lëre rehat Ukrainën/
Se nuk ha ariu miza/
Në të kthyer bëj zahmet/
Ndalu dhe nga Erdogani/
E ke bab e të ka evlat/
Prezantoi edhe abin/
Këto punë të kam rixha/
Mbylli shpejt, se u dogj vendi/
Me ty e me Lulin larg/
S’ka lezet as muhabeti/
Pastaj shko bitis reformën/
Që me gaz e mall po presin/
Se sado që të përpiqet/
S’e mbars dot Damiani Oertin/