Lajme

Shqiptarët e SHBA, potestë para Shtëpisë së Bardhë kundër Soros

“Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”, – kështu thuhet në një reagim të shqiptarëve të Amerikës për një tubim që pritet të mbahet ditën e dielë.

“Shoqëria Vatra dhe shqiptarët e Amerikës me shqetësim të thellë per situatën e ngjarjeve në Shqipëri, duke marrë në konsideratë përgjegjësinë qe diaspora shqiptare ka për atdheun e familjet tona që jetojnë në Shqipëri, duke vlerësuar si të patjetërsueshme lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit shqiptar, të karakterizuar nga ndihma e sinqertë të SHBA në rastet më të vështira të kombit tonë, organizojnë të dielën më datë 7 Korrik ora 12:00 një thirrje drejtuar Presidentit Donald Trump.

Me besimin se angazhimi ynë si shqiptarë te Amerikës dhe Presidentit Trump si President i vendit më mik i popullit tonë, mund të arrijë të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.

Sot është koha të angazhohemi e të kthejmë vëmendjen te atdheu ynë. Sot është momenti për te qenë të gjithë bashkë si shqiptarë, si bashkëkombas pranë shqiptarëve në Shqipëri që shpëtimin mund ta gjejnë vetëm te SHBA. Shqipëria nuk mund të rikthehet në komunizëm prej synimeve të errëta të fondacioneve të huaja që kërkojnë pronësinë mbi atdheun që ekziston prej gjakut të të parëve tanë. Le të bashkohemi ditën e dielë më datë 7 Korrik, ora 12:00, përballë Shtëpisë së Bardhë në Washington DC.

Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë Shqipërinë!”, – thuhet në njoftim.