Shqiprim Arifi, uron Ragmi Mustafën për rizgjedhjen e tij në krye të PDSH-së!
Pas rizgjedhjes së Ragmi Mustafës në krye të PDSH’së vjen edhe reagimi i kryetarit të APN’së, njëherit kryetar i Komunës së Preshevës.
Arifi përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij FB, uroi kryetarin e PDSH’së për rizgjedhjen e tij duke i uruar së pari shëndet në këtë periudhë pandemie, përcjell Ministria e Lajmeve.
Arifi përmes këtij shkrimi thumboi kundërshtarin e tij politik duke thënë se Mustafa ka humbur shansin e fundit për ti hapur rrugën gjeneratave të reja për të reformuar këtë subjekt:
“ Konstatoj se Ragmiu ka humbur shansin e fundit ti hap rrugë gjeneratave të reja për të reformuar rrënjësisht këtë subjekt që është nën dorën e tij të “rëndë” pothuajse tani e 20 vite më parë. Gjenerata të tëra kanë lindur kur Ragmiu ishte në karrigën e kryetarit, këto gjenerata tani kanë filluar studimet, janë martuar, kanë krijuar familje ndërsa Ragmiu ende ka ambicje të mbroj ulësen e tij të dashur.” shkroi Arifi, përcjell Ministria e Lajmeve.
Në Kuvendin e VII-të zgjedhor të PDSH-së të mbajtur disa ditë më parë në Preshevë, është zgjedhur në mandatin e pestë të rradhës për kryetar Ragmi Mustafa. Shfrytëzoj rastin ti uroj Ragmiut për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të PDSH-së dhe t
i dëshiroj së pari shëndet në këtë periudhë të rëndë pandemie.
Mua nuk më përket ti analizoj zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti, meqë ka kontestime në procesin e brendshëm demokratik, mbarëvajtje dhe transparencë, por sidoqoft konstatoj se Ragmiu ka humbur shansin e fundit ti hap rrugë gjeneratave të reja për të reformuar rrënjësisht këtë subjekt që është nën dorën e tij të “rëndë” pothuajse tani e 20 vite më parë. Gjenerata të tëra kanë lindur kur Ragmiu ishte në karrigën e kryetarit, këto gjenerata tani kanë filluar studimet, janë martuar, kanë krijuar familje ndërsa Ragmiu ende ka ambicje të mbroj ulësen e tij të dashur. Momenti i reflektimit të madh duke mundësuar tranzicionin drejt gjeneratave të reja do të kishte rikthyer shpresën, besimin në subjektin e tij dhe vendin tonë dhe mbi të gjitha do të harmonizonte ambientin e acaruar politik në vend.
Në fund të mandatit të pestë, Ragmiu Mustafa do të arrij 20 vjetorin si kryetar i PDSH-së, ndër ta 3 mandate (12 vite) si kryetar i Komunës, periudhë kohore që e hasim tek regjimet e lindjes së mesme, ndoshta kështu është fati i këtij subjekti së paku gjersa shumica është në heshtjerëndë.
Urime edhe një herë Ragmi Mustafës, mandatin e pestë në krye të PDSH-së!