Shqiprim Arifi nesër shkon në Hagë, do të takohet me Kadri Veselin
Kryetari i Presheves, Shqiprim Arifi neser do te shkojë për vizitë në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai me anë të nje postimi ne rrjetin social facebook. Ai ka theksuar se do të takohet me ish-kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veselin.
“Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë.
Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë!
Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit!” ka shkruar Arifi.