Lajme

Sot, 6 viktima dhe 309 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, janë shënuar 309 raste të reja me koronavirus, teksa 546 pacientë janë shëruar, shkruan Gazeta Blic.

Gjatë 24 orëve të fundit, vdekjen nga kjo pandemi e kanë gjetur edhe gjashtë kosovarë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).

Njoftimi i plotë:

546 TË SHËRUAR DHE 309 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive.