“Shqiprim Arifi harron hallet e qytetareve realizon”fotoshooting” te ri!
Kryetari i komunes se Presheves Shqiprim Arifi, sot ka realizuar nje “fotoshooting” si manekinet profesionist.Nuk eshte hera e pare qe z.Arifi krijon nje “photo session” profesional sic bejne edhe njerezit e modelizmit qe jemi mesuar t’i shohim neper televizione gjate pasarelave te modes.
Si duket keto dite te bukura moti me diell, Kryetarin e komunes po e ekzaltojne dhe po e mbushin me energji, por do te ishe ndoshta me mire qe kjo energji mos te konsumohet duke bere fotografi profesionale por te punoje per qytetaret e Presheves per te cilat detyra edhe zotuar qe do ti bej gjate mandatit te tij.Duhet qe t’i rikujtojme te parit te komunes se qyetateret e komunes se Presheves kane me dhjetra e qindra halle qe po rriten cdo dite e me shume, dhe se nuk eshte momenti per te realizuar fotografi profesionale ne kete situate te mjerueshme qe gjedemi ne si qytetare sot!
Prandaj, z.Arifi duhet qe te reflektoje dhe mos te preukupohet me gjera te kota, gjithashtu mos te shpenzoje kohe pa nevoje, dhe mos ti irritoje qyetaret me kesi lloj gjera ta panevojshme se nuk eshte as koha dhe as momenti, ose mos ndoshta duhet ti kujtojme nje fraze popullore ku thuhej per udheheqesit te cilet nuk brengoseshin per popullin e tyre: “KATUNDI DIGJET, PLAKA KRIHET”, se kemi shume gjera me “objektive” me “prioritare” qe duhet bere per vendin tone, se ato qe bere sot krejtesisht “non sens” per popullaten e Presheves.