Shqiprim Arifi: Data 1 dhe 2 Mars na përkujton Referendumin gjithëpopullorë të vitit 1992
Kryetari i komunes Shqiprim Arifi sot ka kujtuar nepermjet nje statusi ne llogarine e tije ne Facebook, nje nder aktet me te medha te qyetetareve te Lugines se Presheves, e qe ishte Referendumi i 1dhe2 Marsit .
Ja dhe shrimi i kryetarit Airifi:
Të nderuar shqiptarë të luginës së Preshevës
Data 1 dhe 2 Mars na përkujton Referendumin gjithëpopullorë të vitit 1992.
Dua të them se kjo datë është historike për ne, pasi paraqet deklarimin e shumicës së popullatës sonë për Autonomi Politike Territoriale dhe të drejtë bashkimi me Kosovën.
Në këtë formë, edhe pse në rrethana krejtë të vështira, populli jonë ka shprehur verdiktin politik të pamohueshëm të qytetarëve të Luginës.
Vullneti i shprehur politik përmes Referendumit si verdikt i pamohueshëm i qytetarëve të Luginës së Preshevës, paraqet lirinë elementare dhe themelore të vendeve demokratike.
Guximi, sakrifica, shpresa, atdhedashuria dhe krenaria jonë kombëtare, janë vlerat njerëzore të celebruara me 1 dhe 2 Mars 1992.
Ky referendum është padyshim udhërrëfyes I angazhimit tonë politik si dhe frymëzim i gjeneratave të reja.
Populli shqiptarë në këtë rajon si premisë elementare dhe bashkohore të një shoqërie progresive ka dëshmuar vullnetin e tij politik me pjesëmarrje masovike në Referendum, duke kërkuar realizimin e aspiratave dhe idealeve të larta kombëtare.