Shqipëri

Shqipëri:Protesta e shtatë kombëtare e opozitës, policia blindon zonën para Kryeministrisë

Opozita ka thirrur mbështetësit e saj në protestën e shtatë kombëtare mbrëmjen e sotme, në orën 19:00. Edhe këtë herë autoritetet janë njoftuar për një protestë në formë marshimi, që nis në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para zyrës së Kryeministrit.

Selia blu ka njoftuar se protesta do të zgjasë deri në mesnatë. Nga ana tjetër autoritetet i janë përgjigjur selisë blu duke theksuar se do të lejojnë grumbullimin vetëm para Kryeministrisë dhe deri në orën 21:00. Në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, mësohet se Policia do të angazhojë 1300 efektivë të saj, para dhe gjatë protestës.