Shqipëria vaksinon mjekët nga Kosova – “në fund të fundit jemi një” (VIDEO)
Një grup prej 250 mjekësh nga Kosova kanë udhëtuar drejt Kukësit në Shqipëri për t’u vaksinuar kundër Coronavirusit.
Edhe 250 të tjerë do të vaksinohen më pas në këtë kontingjent të parë, derisa kryeministri Edi Rama, ka thënë që nëse Kosova nuk arrin as në të ardhmen e afërt të sigurojë vaksina, do të kujdeset që të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë në Kosovë.
Ideja fillestare ishte që Shqipëria t’i sjellë vaksinat në Kosovë, por kontrata me kompanitë nga të cilat Shqipëria ka siguruar vaksinat e ka pamundësuar një gjë të tillë.
Si zgjidhje u gjet udhëtimi për në qytetin kufitar të Kukësit.
Në fakt, këto vaksina do të jepeshin shumë më herët, sikur mos të bëhej pengesë neglizhenca e pakuptueshme e institucioneve në Kosovë.
Ndikuar edhe nga opozita në Shqipëri dhe lufta politike parazgjedhore, u krijua një pakt malicioz Basha-Hoti, nga frika e marketingut që do përfitonte Rama po u vaksinuan mjekët nga Kosova.
Kështu dëshira për të penguar pikët politike për Ramën, pothuajse la mjekët kosovarë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të ekspozuar ta vazhdojnë luftën me COVID-in.