Të fundit

Kampioni i boksit Shefat Isufi pritet nga kryetari Arifi

Kampioni i WBA Continental Europe Shefat Isufi ka qëndruar sot në vizitë te kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ku me vete ka sjellur edhe titullim kampion.

Kryetari Arifi çmoi lartë angazhimin e tij në sportin e boksit dhe siguroi mbështetje edhe në të ardhmen për Shefatin, duke i uruar shëndet dhe suksese edhe në të ardhmen me më shumë tituj.

Edhe kampioni Isufi ndjehet krenar me punën që po bënë dhe që përkrahja nuk i ka munguar asnjëherë nga bashkëvendasit e vet.