Të fundit

Nis trajnimi për regjistruesit e ekonomive bujqësore në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc

Po mbahet trajnimi për regjistruesit e ekonomive bujqësore Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc

Që nga 18 shtatori ka filluar trajnimi i regjistruesve të ekonomive bujqësore të cilët janë akredituar nga ministria gjegjëse. Trajnimi për regjistruesit i cili ka filluar të hënën më 18 shtatorë do të përfundojë të premtën më 22 shtatorë. Regjistruesit janë të obliguar ti ndjekin ligjeratat që janë duke i mbajtur profesorët nga Leskoci ndërsa regjistrimi i ekonomive bujqësore në Serbi do të bëhet nga 1 tetori deri më 15 dhjetor dhe në të është planifikuar që të marrin pjesë rreth 3000 regjistrues, 300 koordinatorë komunalë dhe 16 rajonalë, të cilët do të angazhohen nga 1 tetori deri më 22 dhjetor.