Shqipëria përfiton 50 milionë euro nga BE për përballimin e krizës së epidemisë
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka publikuar të detajuar ndihmën e BE për Shqipërinë në kuadër të krizës së koronavirusit. Në total Shqipëria përfiton 50 milionë euro nga BE për përballimin e krizës së epidemisë.
Sipas tij, 4 milionë euro do të shkojnë për mbështetjen e sektorit shëndetësor dhe për blerjen e pajisjeve të reja.
11 milionë euro nga Bashkimi Europian do të shkojnë për buxhetin e mbrojtjes sociale.
Por shuma më e madhe që BE do të japë për Shqipërinë është ajo për rimëkëmbjen e ekonomisë, 35 milionë euro.
“BE-ja është gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje. Jemi gjithmonë me Shqipërinë”, mbyll Soreca mesazhin e tij. /Opinion.al