Shqipëria, në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit
Është mbajtur sot në Holandë shorti i radhitjes së këngëve në Eurovision Song Contest 2020.
Shqipëria, gjegjësisht Arilena Ara me këngën e saj “Shaj” do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, ne pjesën e dytë të natës, me 14 maj.
Këngët që performojnë në pjesën e dytë dhe të fundit të gjysmëfinaleve gjithmonë kanë një përparësi dhe duket sikur ky pozicion u sjellë atyre fat të mirë.
Në të njëjtën gjysmëfinale me Shqipërinë do të jenë edhe 17 shtete të tjera, përfshirë këtu Serbinë, Greqinë, Bullgarinë e Zvicrën. Prej 18-të këngëve, vetëm dhjetë shkojnë në finale në fund të natës pasi dëgjohen e shijohen të gjitha performancat.
Eurovizioni këtë vit mbahet në Roterdam të Holandës. / kultPlus/ministrialajmeve.com