Lajme

Shqipëria ndihmon Kosovën, hiqen përkohësisht reduktimet e rrymës 

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, raporton Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.