Shqipëri

Shqipëria bëhet me një deputete që nuk ka punuar asnjë ditë të vetme në jetën e saj

Elda Hoti është deputetja e re e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila pas marrjes së mandatit nga KQZ-ja, ka shkuar para dy ditësh në Parlament për të bërë betimin.

Deputetja Hoti do përfaqësojë popullin në Parlament, por ajo që bie në sy është CV-ja e saj, ku lehtësisht vihet re se ajo nuk ka asnjë eksperiencë pune. Populli shqiptar do përfaqësohet nga një deputete e cila nuk ka punuar asnjë ditë të vetme në jetën e saj, raporton “KohaJone”.

CV-ja është nënshkruar edhe nga vetë deputetja, ku kanë ngelur bosh përveç eksperiencës së punës edhe kualifikimet e tjera, por edhe aktivizimi i saj në aktivitetet shoqërore dhe politike.

CV-ja e Elda Hotit është thjesht një CV ku tregohet se në cilën shkollë ka bërë gjimnazin deputetja. Krahas gjimnazit ka shënuar edhe se ku ka mbaruar studimet e larta bachelor dhe master deputetja e LSI-ja.