Shqipëri: Tri viktima dhe 295 raste të reja me COVID-19
Vijojnë shifrat e larta të infektimeve në Shqipëri, nga 1413 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,
22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,
11 raste në Fier dhe Pogradec,
10 raste në Krujë dhe Berat,
9 raste në Elbasan dhe Lezhë,
7 raste në Gjirokastër,
6 raste në Kurbin,
5 raste në Divjakë,
4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,
3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,
2 raste në Has dhe Shijak,
1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./tch