Shqipëri

Shqipëri, katër humbje jete dhe 144 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 144 raste të reja dhe 4 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Ndërkohë kanë humbur jetën edhe 4 persona nga COVID-19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. /opinion.al