Shqipëri: Ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia, karantinë dy javë
”Ka filluar të ndihet dhe efekti i vaksinimit, por në rajon situata është ndryshe, në Maqedoni dhe Greqi është shtuar numri i rasteve dhe jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve që të propozojmë masa.
Mosrespektimi i masave në fushatë mund të ndikojë në rritje, po ashtu edhe pashkët, që kanë lëvizje të shtuar të njerëzve.
Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrim në karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.
Shifrat e përmirësuara tregojnë se drita po duket, kemi ende rrugë. Subjektet politike të tregohen të përgjegjshme”, tha Rakacolli.
Anëtarët e Komitetit thanë se në përgjithësi situata paraqitet nën kontroll në vend, përveç disa qyteteve ku është shqetësuese rritja e rasteve.
Ndërsa theskuan gjithashtu shqetësimin për tubimet nga partitë politike. /TCH