Shqipëri, 916 raste të reja dhe 20 humbje jete nga Kovid19
Tjetër numër i lartë viktimash nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë ndërruar jetë 20 persona. Në 24 orët e fundit janë kryer 3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë. Janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.