Shqipëri

Shqipëri/ 14 viktima dhe 788 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve

14 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 2501 testime të kryera janë konfirmuar si raste pozitive 788, ndërsa 300 persona raportohet të jenë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.