Shpiket një pajisje që mund të eliminojë mpiksjen e gjakut
Është shpikur së fundmi një pajisje revolucionare e cila do bëjë të mundur eliminimin e gjakut të mpiksur nga organizimi ynë dhe në këtë mënyrë do të mundësojë shpëtimin e miliona jetëve që humbin nga sëmundje të tilla.
Ky kateter me mega vakum vendoset afër pjesës ku gjaku është mpiksur në vena dhe gypat e tij e shtyjnë enën e gjakut. Një gyp i tyre futet në enën e mpiksur dhe fillon ta thithë atë në brendësi, duke e shpërbërë plotësisht.
Pasi gjaku i mpiksur shpërbëhet, centrifugohet nga kjo pajisje dhe thuajse eliminohet plotësisht. Në këtë mënyrë fillon një qarkullim normal i gjakut në vena dhe organizmi fillon të funksionojë normalisht.