LajmeShqipëri

Shpëtimi i Alvin Berishës, Rama: Përpjekja nuk mbaron këtu, shumë gra e fëmijë ndodhen në Siri!

Alvin Berisha u lirua nga kampi Al Hol, dhe shumë shpejt do të bashkohet me babain e tij. ndodhen në kampet e Sirisë.Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e 11-vjeçarit me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe ka dhënë detaje nga shpëtimi.

Rama ka falënderuar kryeministrin Giuseppe Conte dhe dy organizatat humanitare.

Rama tha se përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse shumë gra dhe fëmijë ndodhen në kampet e Sirisë.

Postimi i Ramës:

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI?

Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë?

Një falenderim i veçantë përkryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane?????

Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm?

Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…