LajmeTë fundit

“Para se t’i tregojë Haradinajt për taksën, Rama t’i shohë problemet e brendshme”

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke pohuar se para se t’i kërkojë kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se t’i kërkojë Kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pasë më të rënda!” ka shkruar Nitaj në Facebook